Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas protestës që u zhvillua këtë të mërkurë kundër vrasjes së Klodian Rashës, 25-vjeçari që u qëllua për vdekje nga një polic.

 

Përmes një postimi në “Facebook”, Bardhi, teksa shprehet se çdo shqiptar është tronditur nga vrasja e të riut, publikon edhe një foto ku shfaqet kryeministri Edi Rama, e për të cilin shkruan se “vazhdon shopping-un luksoz në rrugët e New York-ut”.

 

“Çdo shqiptar është tronditur nga ekzekutimi i Klodjan Rashës në derën e shtëpisë. Dhimbja dhe zemërimi na ka përfshirë të gjithëve. Ndërkohë Edi Rama vazhdon shoppingun luksoz rrugëve të New York-ut. Nuk gjeti kohë as të ngushëllojë familjen dhe as të dënojë krimin makabër. Boll më!”, shkruan Bardhi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *