Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi shtoi dozën e sulmeve ndaj kryeministrit Edi Rama sa i takon paketës “Anti-KÇK” dhe premtimeve të këtij të fundit për të luftuar krimin. Bardhi tha në “Facebook” se këto pretime nuk i besojnë as socialistët sepse Rama është vetë krimi.

 

“Edi Rama lodhet kot, kur bën si kalorës i luftës kundër krimit të organizuar. ? Nuk e besojnë as vartësit e vet. Lufta kundër krimit nuk bëhet as me tëitter, as me facebook, as me videomontazh. Që të luftojë Edi Rama krimin, do të thotë të shndërrohet në kamikaz, e të luftojë kundër vetes! ☠️. Karriera politike e Edi Ramës i ka themelet tek krimi. Si avokat i krimit, me Vasilika Hysin dhe Etilda Gjonajn në Komitetin Shqiptar të Helsinkit, në vitin 2010, Edi Rama e ankimoi Ligjin Antimafia në Gjykatën Kushtetuese me shqetësimin se shkelte të drejtat e anëtarëve të krimit të organizuar.”

 

Demokrati përsëriti edhe një herë se në krye të KÇK qëndron vetë kryeministri dhe se ai bashkëqeveris me krimin e organizuar. Sipas tij, diçka të tillë e dinë tani edhe qytetarët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *