Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi akuzon qeverinë se i ka lënë në mëshirë të fatit punëtorët e nënstacionit elektrik dhe pompimit të naftës në Poçem të Mallakastrës, të cilët ndodhen në ditën e tretë të grevës së urisë.

 

Përmes një postimi në “Facebook”, Baçi shkruan se punonjësit e administratës vijojnë të festojnë Shën Valentinin, ndërsa punëtorët në Poçem kanë fëmijët pa bukë.

 

“Ne diten e trete, te greves se urise, te punonjesve te pompave te ujit,  te nen stacioni, ne Ballsh. Asnje interesim nga pusht…etaret, asnje shqetsim, per ta. Me shpirtekazmerine e tyre, me ligesine qe i karakterizon, njelloj si lideri i tyre psikopat edhe keta, po vazhdojne te festojne shen valentinin, edhe sot, jetojne si ne parajse. Dje ne 14 shkurt, e festuan festen me administraten, ne oren 13 te mesdites, punonjesit e administrates se Kadastres, te Drejtoris, se Targave dhe Patentave, te Tatimeve…etj…u larguan nga zyrat drejte vendeve te relaksit….kolektivisht, nostalagjia e kolektivitetit. Banoret e Mallakastres, ne greve urie, kerkojone pagat, e prapambetura, kane femijet pa buke.”

 

Luan Baçi thekson se Partia Demokratike bashkohet me kauzën e grevistëve. Ndërsa iu bën thirrje që të mos i kenë shpresat tek qeveria, pasi është shkaku pse sot atyre nuk iu paguhen 27 pagat.

 

“Po sakrifikohen, per te sensibilizuar, pusht …etaret, po bejne thirrje, kryetareve te bashkive, Fier, Patos dhe Mallakaster, po bejne thirrje, Deputeteve te zones, por keta jane te zene, me punet e stines….ne keto dite pushimesh dhe relaksi…Turp 100 here turp. Qytetare te Mallakastres, Fierit, Patosit, ju punonjes te nderuar te uzines, ju greviste, qe po vet sakrifikoheni, me te drejte, per buken e femijeve tuaj. Jemi me ju, ne mbeshtetje tuaj, te gatshem, te bashkohemi me ju per kauzen tuaj te drejte.”

 

Ndërkohë, ish-deputeti nënvizoi se punëtorët janë në të drejtën e tyre, e për këtë arsyre nuk duhet të lejojnë të manipulohen, por të qëndrojnë të bashkuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *