Partia Demokratike ka nisur procesin e konsultimit per hartimin e listës së kandidateve per deputete. Kryetari demokrat Lulzim Basha ka ngritur nje grup pune, i cili ka nisur punën ne terren ne kontakte me strukturat partiake dhe me faktorët e komunitetit per te siguruar te dhëna sa me objektive rreth kandidateve potenciale te PD. Ky proces synon ne evidentimin e kandidateve me përfaqësues ne baze te integritetit, aftësive dhe reputacionit te tyre ne komunitet. Sipas PD, rreth 1700 individë janë propozuar nga me shume se 27 mije qytetare ne aplikacionin online, ne faqen zyrtare te PD dhe afro 1500 propozime kane ardhur nga baza e PD-së. Sipas marrëveshjes politike, PD ka afat deri më datë 26 maj për të dorëzuar në KQZ listën e kandidatëve për deputetë. Ndërkohe, selia blu po diskuton ende edhe emrat e personave qe do te propozohen per postet ministrore ne qeverinë Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *