Subscribe

Për të 5 herë mbështetësit e opozitës do të protestojnë para selisë së kryeministrisë. Ndryshe nga herët e kaluara kur përgatitja e protestes kombetare ka marrë rreth një muaj kohë, këtë radhë protesta thirret vetëm 48 orë nga tubimi i së shtunës.

 

Forumet drejtuese të partisë demokratike morën këtë vendim pas dhunimit të sekretarit organizativ Sahit Dollapi dhe burime brenda PD-së bëjnë me dije se protesta do te ketë formën e një marshimi.

 

Lideri i opozitës Lulzim Basha u ka bërë thirrje qytetarëve që ti bashkohen këtij marshimi për Shqipërinë si Europa, për të mbrojtur demokracinë, për të shkëputur lidhjet e politikës nga krimi, për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme.

 

Për shkak se sekretari organizativ i PD-së Sahit Dollapi ndodhet në spital, sekretari per burimet njerezore Ervin Minarolli do te jete pika e kontaktit te opozites me policine.

 

Si zakonisht PD i ka dërguar njoftim për marshimin policisë së shtetit duke i kërkuar te mos bëhet pjesë e atyre qe opozita i cilëson provokim dhe dhune e paligjshme ndaj qytetareve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *