Partia Demokratike ka propozuar këtë të hënë rezolutë për Kosovën, ku i kërkon qeverisë shqiptare të përdorë të gjithë mjetet dhe mundësitë në dispozicion që Kosova të anëtarësohet sa më parë në organizatat partnere të Kombeve të Bashkuara dhe të bëhet anëtare e Kombeve të Bashkuara.

“Të ushtrojë gjithë influencën e saj që Bashkimi Europian të finalizojë marrëveshjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Të ndermarrë një diplomaci më aktive për të bindur vendet anëtare të BE-së të njohin Kosovën.

Njohja e Kosovës është sot nje kontribut i rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe me ndikim të drejtpërdrejtë në sigurinë e vendeve anëtare të BE.

Të influencojë nëpërmjet anëtarësisë sonë në NATO që të forcohet bashkëpunimi ushtarak dhe politik midis Kosovës dhe NATOs duke ndërmarrë çdo hap të nevojshëm që Kosova të bëhet vend anëtar në Partneritetin Për Paqen dhe të hapet rruga për anëtarësi,im e saj të plotë në NATO.”

Leave a Reply

Your email address will not be published.