Subscribe

Partia Demokratike ka zyrtarizuar akuzat ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, duke depozituar ne prokurori kallëzimin penal, lidhur me vdekjen e 17-vjeçarit ne landfillin e Sharres. Ne materialin qe shoqëron kallëzimin, demokratet kane listuar te gjitha argumentet se pse Veliaj duhet te hetohet dhe akuzat qe rendojnë mbi te.

Pas hulumtimit, ekspertët e PD kanë zbuluar të gjitha shkeljet e Veliajt, dhe ai kallëzohet për;

1- “Shpërdorim detyre” neni 248 KP

2- “Shpërdorimi i kompetencave” neni 164 KP

3- “Punësimi i paligjshëm” neni 170/a KP

4- “Mosmarrja e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme” neni 251 KP

5- “Shpërdorimi i kontributeve të dhëna nga shteti” neni 256 KP

6- “Përfitimi i paligjshëm i interesave” neni 257

7- “Shkelja e Barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankandeve” neni 258.

Kryetari i Bashkisë se Tiranës u vu ne shënjestër te sulmeve te opozitës, menjëherë pas ngjarjes se rende ku humbi jetën 17-vjeçari Ardit Gjoklaj. Partia Demokratike thotë se Erion Veliaj qendrore pas nje afere korruptive me vlere disa miliona euro. Ne deklaratat e njëpasnjëshme, selia blu ka ngritur shqetësimin se ne landfillin e Sharres ishin punësuar fëmijë te mitur. Opozita i beri disa here thirrje organit te akuzës te niste hetimet.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *