Shkarkohet nga detyra gjyqtari i Apelit në Tiranë Fatos Qato

 

Ky I fundit nuk e ka bindur trupën e KPK-së sa I takon justifikimit të pasurisë së tij dhe deklaratave që ka bërë në lidhje me këtë kriter të Vettingut.

 

Qato nuk justifikonte dot në bazë të të ardhurave që ka pasur, blerjen e një apartamenti në Tiranë dhe te një trualli në Pogradec.

 

Gjyqtari Fatos Qato ka qënë kandidat për Këshillin e Emerimeve në Drejtësi.

 

Ndërkohe KPK ka dhënë edhe dy vendime të tjera paraditën e kësaj të hënë duke konfirmuar në detyre prokurorin pranë Prokurorisë së Përgjithshme, Arben Kraja.

 

Po ashtu është konfirmuar në detyrë edhe kryetarja e Gjykatës së Krujës, Alma Kolgjoka!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *