Subscribe

SPAK dhe autoritetet italiane kanë zbuluar një skemë financiare të pastrimit të parave të një grupi kriminal, përbërë nga italianë dhe shqiptarë.

 

Drejtuesi i kësaj skeme ishin dy italianë, ndërsa bashkëpunëtor është edhe një shqiptar. Bëhet fjalë pë biznesmenin Rezart Taçi. Ky i fundit është shpallur në kërkim nga autoritetet.

 

Ndërkohë, Taçi, në funksion të kryerjes së kësaj veprimtarie ka angazhuar në këtë veprimtari personat e vet të besuar, shqiptarët Aurtur Balla dhe Bleda Lilo, të cilët kanë përfunduar në prangat e policisë.

 

“Pjesë e kësaj skeme financiare, me ndihmën e shtetasve shqiptarë të përfshirë, ka qenë edhe kryerja e disa veprimeve dhe transaksioneve bankare në një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri, veprime të cilat janë realizuar vetëm pjesërisht dhe nuk është arritur që të realizohen plotësisht, për shkak të veprimeve hetimore të kryera nga ana e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Gjatë hetimeve janë mbledhur prova se ndihma në këtë rast për transferimin dhe fshehjen e shumës monetare është bërë kundrejt premtimit për marrjen e përqindjes së caktuar të përfitimit monetar, në raport me shumën monetare që është transferuar në Shqipëri dhe që do të vijonte të transferohej në vende të tjera”, sqarohet në njoftimin e Prokurorisë së Posaçme.

 

Gjatë hetimeve paraprake të kryera lidhur me këtë procedim penal është vendosur masa e sekuestrimit për shumën monetare prej 18,3 milionë euro.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *