Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
30 July 2026
Vizion fokus

Rifillojnë pas 14 vitesh fluturimet direkte nga Gjermania në...

Dita e 60-të e protestës, nis marshimi i qytetarëve...

SHBA vendos sanksione ndaj dy kompanive iraniane

Pamje rrëqethëse nga Spanja! Zjarret lënë pas vetëm hi,...

Raporti i AMA-s “rrëzon” opozitën, Rama: Faktet tregojnë se...

Dita e 60-të e protestës, qytetarët nisen drejt kryeministrisë

Lamallari me prefektët: Koordinim më i fortë dhe prani...

E zuri poshtë mjeti bujqësor, humb jetën 63-vjeçari në...

Goditet me dron tankeri amerikan me gaz LNG pranë...

E zuri poshtë mjeti bujqësor, humb jetën tragjikisht një...

Pasi tërhoqi padinë, Rama intervistë për gazetën gjermane: S’ka Korona Ballkanike

19 Gusht 19:39

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për gazetën gjermane “BILD”, e cila vitin e kaluar publikoi përgjimet e bujshme, ku pretendohej ndërhyrja në rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2017 në vendin tonë.

Duke folur për akuzat në adresë të Shqipërisë, si një nga vendet e nxehta që ka ndikuar në rritjen e numrit të të prekurve me koronavirusi në Gjermani, kreu i qeverisë theksoi se vendet e Ballkanit nuk paraqesin kërcënim për Gjermaninë apo ndonjë vend tjetër të Bashkimit Evropian.

Sipas tij, shumë vende të botës nuk raportojnë shifrën e saktë të të infektuarve me virus, ndërsa solli si rast Kinën, një vend me popullsi 1.3 miliard, e cila deklaron vetëm 5 të prekur në ditë.

“Unë nuk mendoj se shtetet e Ballkanit paraqesin kërcënim për Gjermaninë apo ndonjë tjetër në Bashkimin Europian dhe tekefundit shifrat flasin vetë. Kjo s’ka të bëjë me numrat e lartë apo me numrat që për këdo janë një kërcënim. Kur mendoj se Kina ka pesë raste sot dhe Shqipëria ka 100, atëherë kjo s’me duket se shkon. Dua të them që ka shumë lojëra me numrat. Ne kemi vendosur të jemi jashtëzakonisht transparentë në këtë drejtim. Sigurisht, pas hapjes, u përballëm me një sfidë që ishte më e madhe, sepse ka të bëjë edhe me sjelljen e të gjithë qytetarëve.”

I pyetur nëse a është Shqipëria pjesërisht fajtore për shifrat në rritje në Gjermani, Kryeministri tha se është diçka e pamundur.

“Unë kam prirjen të mos pajtohem me këtë, jo sepse unë duhet të mbroj vendin tim, por për shkak të aritmetikes së thjeshtë. Është e pamundur për ne, për sa u përket numrave, që të ishim në gjendje të ndikonim tek një vend i madh si Gjermania apo si rajon, të ndikonim në vende të mëdha si Franca apo vende të tjera në Europë. Le te themi që kjo është më tepër politikë sesa realitet…Kjo është politikë, sepse nuk ka Korona Ballkanike, nuk ka Mafia Ballkanike dhe as Tërmet Ballkanik ose Sëmundje Ballkanike. Por, politika ndonjëherë ka nevojë – dhe në ditët e sotme gjithnjë e më shumë – për këto njollat dalluese për të arritur te njerëzit. Sigurisht që sna vjen mire, por jemi mësuar me të. Nuk është hera e parë. Duhet të merremi me këtë stereotip dhe të përpiqemi të shpëtojmë prej tij.”

Posted Under:
Kryesoret Politike
Tagged:
Bild Edi Rama interviste koronavirus

Nga e njëjta kategori

Dita e 60-të e protestës, nis marshimi i qytetarëve në rrugë

më shumë...

Raporti i AMA-s “rrëzon” opozitën, Rama: Faktet tregojnë se Shqipëria nuk ka asnjë lidhje me autokracinë

më shumë...

Dita e 60-të e protestës, qytetarët nisen drejt kryeministrisë

më shumë...

Lamallari me prefektët: Koordinim më i fortë dhe prani më e madhe në terren

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:45

Rifillojnë pas 14 vitesh fluturimet direkte nga...

10:30

3 ushqime që ulin temperaturën e trupit...

10:15

A mund ta shtojë kafja stresin?

9:57

Dita e 60-të e protestës, nis marshimi...

9:40

Ja si ChatGPT i shpëtoi jetën 29-vjeçares,...

8:52

SHBA vendos sanksione ndaj dy kompanive iraniane

8:28

Pamje rrëqethëse nga Spanja! Zjarret lënë pas...

8:13

Raporti i AMA-s “rrëzon” opozitën, Rama: Faktet...

8:11

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla...

7:54

Dita e 60-të e protestës, qytetarët nisen...

7:50

Lamallari me prefektët: Koordinim më i fortë...

7:48

E zuri poshtë mjeti bujqësor, humb jetën...

7:18

Shkuan për të inspektuar lidhjet ilegale, qëllohen...

6:56

Goditet me dron tankeri amerikan me gaz...

6:36

Çfarë po na fsheh NASA? Objekti misterioz...

6:29

E zuri poshtë mjeti bujqësor, humb jetën...

6:17

Takimi Trump-Netanyahu, çfarë u diskutua në Zyrën...

5:50

Frutat që duhet të konsumoni në këto...

5:46

Pushimet u kthyen në tragjedi! Nëna dhe...

5:40

BE kritikon Vuçiçin për deklaratat e bëra...

Më të klikuarat

  • “Ai tha PO”, grimieri shqiptar me famë ndërkombë...
  • “Dëgjuam britmat”, 63-vjeçari humbi jetën nga tr...
  • Tmerr në Britani/ Nëna dhe partneri i saj abuzojnë s*ksualis...
  • Mali i Zi njeh me ligj pushimin për gratë dhe vajzat gjatë d...
  • Çfarë po na fsheh NASA? Objekti misterioz në Mars “ndez” teo...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.