Subscribe

Avokatja Brunilda Lika ishte e ftuara e ditës në emisionin “7pa5” në Vizion Plus, ku foli për problemet e pronave dhe u mundua tu përgjigjet pyetjeve të qytetarëve.

Një qytetare kërkoi ndihmë nga avokatja se çfarë veprimesh duhet të ndërmerrte për shtëpinë e vëllait të saj, pasi ky i fundit kishte ndërruar jetë dhe nuk kishte lënë testament.

Lexo edhe :

Related Posts

Më ka vdekur një vëlla dhe shtëpia e vëllai është në emër të gruas dhe të vëllait dhe nuk ka lënë testament se kujt i takon. Si duhet të veprojmë ne?”, tha qytetarja.

Avokatja në përgjigjen e saj i tha që mund të çelin trashëgiminë, por përfituesit kryesorë janë bashkëshortja e viktimës dhe fëmijëte tij, më pas vijnë prindërit dhe motrat apo vëllezërit.

“Nëse ajo pronë është fituar nga momenti që vëllai juaj ka qenë i martuar, është pronësi bashkëshortotre. Tani që ka ndërruar jetë, familjarët të kërkojnë çeljen e trashëgimisë. Dhe përfituesit e parë janë bashkëshortja dhe fëmijët e më pas  tek prindërit e motrat e vëllezërit”, tha avokatja./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *