Brad Pitt dhe Angelina Jolie i dhanë fund martesës së tyre tre vite më parë. Disa burime për “Hollywood Life” kanë treguar se Pitt nuk ka dalë me shumë vajza gjatë kësaj kohe. Kjo për faktin se e ka të vështirë të dashurojë sërish.

 

“Ai nuk ka pasur ndonjë takim romantik dhe do shumë kohë që të dashurojë prapë. Brad ka shumë mikesha në industrinë e filmit. Ai shijon lidhjet platonike me disa njerëz, si për shembull me Lena Dunham, që është vetëm një shoqe asgjë më shumë”.

 

Gjithashtu ata kanë shtuar se nëse aktori lidhet me një person, nuk do e prezantojë në publik dhe as tek fëmijët e tij derisa marrëdhënia e tyre të bëhet serioze. Ashtu si Brad edhe Angelina nuk ka patur një lidhje tjetër pas divorcit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *