Trupi i pajetë i një 65-vjeçari u gjet mëngjesin e së premtes në afërsi të Ishullit të Sazanit. Viktima është identifikuar nga familjarët e tij si Numan Lazaj nga Kanina e Vlorës.
Kanë qenë disa peshkatarë të zonës, të cilët e gjetën trupin e pajetë të 65-vjeçarit në sipërfaqen e ujit.
Policia Kufitare dhe Delta Force, mbërritën menjëherë në zonë, ndërsa bënë të mundur nxjerrjen e trupit ndërsa kufoma u dërgua drejt morgut te spitalit te Vlorës.
Nga informacionet e para, dyshohet se trupi mund t’i përkasë njërit prej dy personave, te cilët gjendeshin në gomonen që u përplas në date 12 mars në afërsi të ishullit të Sazanit.
Mjeti lundrues u gjet nga forca detare e ministrisë së mbrojtjes e braktisur ndërsa në të ishin ngarkuar 1.2 tonë hashash.





