Subscribe

Partizani vijon fazën përgatitore në Ohër nën drejtimin e teknikut Ilir Daja. Pavarësisht se programi intensiv stërvitor ka shkuar mirë, ajo që shqetëson skuadrën është bllokimi i merkatos. Tekniku Daja tha se me largimin e disa lojtarëve kryesorë , puna vështirësohet dhe më shumë por  ai shpreson që deri në fund të ketë lajme të mira edhe në këtë drejtim.

Tekniku i njohur tha se ky Partizan do të kërkojë të fitojë trofë dhe se skuadra është e motivuar 100% për ta arritur objektivat.

Për Vizion Plus mesfushori nga Kosova Esat Mala,  tregoi se është gati për sezonin  e ri.

Partizani do të nisë sezonin e ri në Superiore duke luajtur në transferten më 12 shtator kundër Kastriotit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *