Situatë e nderë në të gjithë Francën këtë të shtunë për shkak të manifestimit që mbahet në Paris kundër qeverisë dhe presidentit Macron.

Protesta e 4 në kryeqytet nga ata që njihen ndryshe si “jelekverdhet” mund të precipitoje në aktë të rënda dhune dhe kjo ka bërë që autoritetet franceze të marrin masa të forta sigurie. 8 mijë policë dhe shumë mjete tgë blinduara kanë “rrethuar” Parisin mbrëmjen e të premtes si masa në prag të protestes të kësaj të shtune.

 

121 persona raportohet se janë arrestuar në orët e vona mes të premtes dhe të shtunës, si anëtarë të këtij grupi që fillimisht protestoi kundër taksës së karburantit por tashmë duket se e ka e presidentin Macron dhe qeverinë e tij. Madje burime nga ktg grupim për mediat franceze nuk nguruan ta konsiderojnë manifestimin për të shtunën e 4 tradhazi një sulm final ndaj Macron dhe politikave të tij.

 

Disa media madje shkuan deri atje sa të flasin për një plan për grusht shteti ndërsa anëtarët më të moderuar të “jelekverdheve” i thanë mediave se këtë herë gjërat mund të degjenerojnë deri në gjakderdhje dhe viktima nëse Macron nuk reflekton.

 

Të gjithë parizienet duke iu trembur kësaj situate janë “kycur” në shtëpi ndërsa cdo gjë në kryeqytetg është mbyllur, Kulla Eiffel, pika turistike dhe cdo event tjeter I programuar më heret për tu zhvilluar. Programet artistike dhe ndeshjet e futbollit gjithashtu janë shtyre për një moment tjetër.

 

89 mijë agjente në të gjithë francën janë mobilizuar dhe jo vetëm për protesten e Parisit.

 

Në fakt Franca këto kohë po përballet edhe me nje vale protestash studentore në mbarë vendin. Situate është agravuar nga pamjet e dala në media së fundmi ku shfaqen 151 policë të arrestuar, e idhur me pfranga në një kopesht të një liceu në perifeeri të Parisit, që ka ngjallur polemika dhe ka acaruar edhe me tej studentet. Për këtë gjë madje edhe vetë ministry I Arsimit ka kërkuar menjehere një hetim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *