Subscribe

Shqiptarët në Itali kane fuqizuar aktivitetin jo vetëm në trafikun e kanabisit, por edhe në atë të kokainës dhe drogërave të tjera të forta  duke bere aleancë me organizata kriminale si ‘Ndrangheta’.

 

Prokurori i antimafias italiane, Federico Cafiero De Raho tha gjate vizites se tij ne Tirane se parate e krimit dhe droges po investohen edhe ne tendera.

 

 

FEDERICO CAFIERO DE RAHO

PROKURORI ITALIAN

 

“Shqiptarët nuk po trafikojnë vetëm marijuanë, hashash, por dhe kokainë. Kanë hyrë plotësisht në trafikun e kokainës dhe po operojnë me Ndraghetën dhe nga kjo aleancë kanë përfituar një zhvillim të jashtëzakonshëm në trafikun e drogërave të forta. Organizatat kriminale duke pasur një sasi të madhe parashë investojnë ku ka më shumë mundësi për të humbur prezencën e tyre, por edhe në Shqipëri. Nuk është e lehtë ta themi se në cilin sektor, por organizatat kriminale operojnë në pastrimin e parave edhe në marrjet e tenderave të ndryshëm”.

 

Nderkohe pas takimit me prokurorin e antimafias ministrja e drejtesise Etilda Gjonaj tha se jane 270 të dënuar me rrezikshmeri te larte qe do ti neneshtrohen regjimit te ri ne burgjhe.Duke ndjekur modelin italian ata do te izolohen ne qeli dhe nuk do te kene mundesi kontakti.

 

 

Ndërsa, ambasadori i BE, Luigi Soreca tha se lufta kundër krimit, duhet të nisë me konfiskimin e pasurive të krijuara nga aktivitetet e jashtëligjshme.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *