Policia parandalon një ngjarje rë rëndë kriminale në familje duke arrestuar një shtetas I cili po ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes  dhe e kërcënonte se do ta vriste.

 

Në pranga në flagrancë përfundoi  shtetasi Z. K.,50 vjeç, banues në Pllanë, të Lezhës.

 

Vazhdimisht ai rrihte gruan e tij duke e kërcënuar se do ta vriste me armë zjarri,. Bashkëshortja nuk ka duruar më dhe mbrëmjen e të shtunës ka njoftuar policinë.

 

Gjatë kontrollit në  banesën e shtetasit Z. K.,  efektivet gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri kallashnikov me krehër me 10 fishekë,  një kuti metalike me 750 copë fishekësh luftarak dhe 10 m fitil zjarrpërcjelljës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *