Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia e Bulqizës, pasi akuzohet se ka dhunuar nënën e tij duke i shkaktuar lëndime në trup.

Policia thotë se pas marrjes së njoftimit për një konflikt që po ndodhte në familje, shkuan në adresën e dhënë.

Si rezultat i ndërhyrjes u parandalua përshkallëzimi i konfliktit dhe u arrestua në flagrancë shtetasi 31 vjeç, banues në Bulqizë.

Ky shtetas, është konfliktuar dhe ka dhunuar fizikisht  nënën e tij, duke i shkaktuar dhe lëndime trupore./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *