Subscribe

 Të tjerë të burgosur që dyshohet se ende janë të lidhur me botën e krimit edhe pse janë pas hekurave, pritet që ti nënshtrohen regjimit të egër “41 Biss”.

 

Kjo është bërë e ditur nga vetë ministri i drejtësisë Ulsi Manja i cili tha se emrat konkret i ka në tavolinë, por për shkak të procedura nuk bëhen publike.

 

Lidhur me trajtimin e rasteve të tjera që kanë të bëjnë me regjimin e posaçëm 41-biss, nuk është një proces i stopuar, shumë shpejt do kemi rastet e tjera të vendosjes në këtë regjim të posaçëm dhe do bëhen publike. Në tavolinën time ka raste konkrete, të personave me rrezikshmëri kriminale dhe që në vlerësimin paraprak plotësojnë kushtet për t’u vendosur në këtë regjim të posaçëm.

 

Nw deklaratën e javës për Njësinë Anti-Korrupsion, Manja ka denoncuar edhe dy raste që kanë të  bëjnë me abuzimin e pronave. Rasti i parë që është dërguar në SPAK, ka të bëjë me një ndërtim pa leje në taracën e një kopshti shtetëror.

 

Ndërtimi pa leje është bërë direkt mbi kopshtin, është shtuar një kat, aty ku mësojnë fëmijët e kësaj njësie. Legalizimi është bërë në mënyrë abuzime, zyrtarët që do të denoncohen sot në SPAK e kanë marrë legalizimin për privatin. Kemi dërguar në prokurori 6 persona, punonjës aktual e jo vetëm.

 

Rasti i dytë që është referuar në prokurorinë e Tiranës ka të bëjë me tjetërsimin e pronave shtetërore.

 

Në kartelën manuale të pasurive, prona rezulton shtet, ndërsa rezulton në emër të një qytetari i cili nuk ka bërë kërkesë. Në listën e trojeve, kjo pasuri një herë është në emër të një qytetari, një herë shtet, një herë në emër të një qytetari tjetër. Janë kryer veprime për sekuestrimin e tokës. Të gjitha këto janë kryer nga një person i vetëm.

 

Brenda një jave, ministri Manja tha se janë bërë 128 denoncime pranë njësisë Anti-Korrupsion ku peshën më të madhe e kanë abuzimet me pronat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *