Zjarret në zonën e Lezhës që vijojnë prej ditësh, po i afrohen Ranës së Hedhun, një pjesë shumë e lakmuar nga plazhistët.
Flakët i janë afruar kurores së kësaj zone, që konsiderohet një perle e bukurisë në bregdetin e Lezhës.
Banorë të zonës dhe pushues tek Rana e Hedhun, shprehin shqetësim për pasojat e mundshme të zjarrit në këtë pjesë.
Për momentin nuk ka nderhyrje për të ndalur zjarrin që po i afrohet kësaj pjese.





