Publikohen pamjet nga një lokal në Durrës, ku emigranti maroken Elmendi Nouak u godit me grushte dhe shkelma nga dy kamarierë.
Marokeni pretendonte se ai u dhunua në komisariat, por, në një reagim, policia hodhi poshtë pretendimet e 29-vjeçarit, të cilit i kishin gjetur edhe hashash.
Kamarierët i bën thirrje që të largohej nga ambientet e lokalit, pasi shqetësonte klientët, mirëpo ai i kundërshtonte me forcë. Si kundërpërgjigje, kamarierët filluan ta qëllonin me grushta, me qëllim vetëmbrojtjen.