E enjte, 12 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 51 sekonda më parë
Vendi

Rikthehen reshjet e shiut në disa zona, sa do të jenë temperaturat

Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime vranësirash dhe intervale kthjellimesh në pjesën më të madhe të territorit.

Në orët e para të mëngjesit priten reshje shiu me intensitet të ulët dhe karakter lokal në jug të vendit. Ndërsa nga mesdita deri në orët e pasdites, reshjet e dobëta të shiut do të shtrihen edhe në zonat qendrore dhe jugore.

Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s, ndërsa herë pas here pritet të fitojë shpejtësi deri në 14 m/s.

Sa i përket kushteve detare, në detin Adriatik dhe Jon valëzimi do të jetë i forcës 2-3 ballë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë