Nënkryetari I PD, Edi Paloka ka ironizuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama të bëra gjatë konferencës së fundvitit.

 

Në një postim në “Facebook”, Paloka teksa i cilësoi si tragjikomike deklaratat e kreut të qeverisë e akuzoi këtë të fundit se prej pesë vitesh po drejton qeverinë më të inkriminuar dhe të korruptuar të 29 viteve të fundit.

 

“Tragjikomike te degjosh dhe sot kreun e bandes se rilindjes t’u flase shqiptareve per nje realitet qe ekziston vetem ne manualin e propagandes se tij. Prej 5 vjetesh drejton qeverine me te inkriminuar dhe te korruptuar te 29 viteve te fundit, por shqiptareve u flet per siguri dhe ndershmeri. “Ministri me i mire ne historine e puneve te brendshme” Saimir Tahiri eshte sot nen hetim per trafik droge. “Personaliteti me i shquar ne fushen e drejtesise” Fatmir Xhafaj sot eshte i damkosur si ministri i brendshem qe mbrojti trafikun e droges te te vellait, te denuar per te njejten gje ne Itali. “Kryetari me i mire i Bashkise ne histori” Vangjush Dako u kap ne pergjimet e prokurorise ne shitblerje votash me krimin e organizuar. “Ministri me i mire i jashtem qe ka pasur vendi” Ditmir Bushati mbahet mend per lidhjet me banden kriminale te Bajrajve. “Ministrat me te suksesshem” Damian Gjiknuri dhe Arben Ahmetaj u certifikuan si hajdute profesioniste me megaskandalin e Unazes se Madhe dhe nen hetim per krimin e shitblerjes e votave. Erjon Veliaj e ka kthyer Tiranen ne lavartricen e pastrimit te parave te krimit dhe droges. 350 trafikante e kriminele te faktuar punesoi Edi Rama ne 5 vjet ne parlament dhe qeverisjen vendore. Sot 290 mije qytetare ushqehen vetem nje here ne dite. Kryeministri i krimit dhe oligarkeve, njesoj si mbreti me rrobat e padukshme, u thote shqiptareve se ai ka qeverisur shume mire, pavaresisht se ata as nuk e shohin, as nuk e prekin suksesin e kryeministrit lakuriq”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *