Nënkryetari i PD, Edi Paloka shtoi dozën e sulmeve ndaj kryeministrit Edi Rama këtë të premte. Ai e akuzoi numrin një të qeverisë se gjatë qeverisjes socialiste do të mbahet mend vetëm për gënjeshtrat e thëna dhe për projektet 3D.

“Për 7 vjet me radhë tha kaq shumë gënjeshtra sa nuk i mban mend as vetë. Ndërtoi kaq shumë aeroporte, rrugë dhe shkolla në 3D sa në vitin e shtatë të keqqeverisjes, nën efektin e oligarkisë ka nisur të jetojë në realitetin virtual. Sepse në të vërtetë s’ka ndërtuar asnjë metër rrugë, asnjë aeroport dhe asnjë vepër publike. Kryeministri 3D ndërkohë që varfëron shqiptarët ofron vetëm propagandë bajate dhe premtime që kur s’i bëri për 7 vjet vetëm një mendje e sëmurë mund të besojë se do t’i bëjë në 7 muaj!”

Një reagim të njëjtë bëri edhe demokrati Edmond Spaho. Edhe ai e akuzoi Edi Ramën për projektet vetëm 3D dhe asgjë konkrete.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *