Subscribe

Duke këmbëngulur që qeveria të vërë sa më parë në zbatim planin për rimëkëmbjen ekonomike të propozuar nga PD, kryedemokratik Lulzim Basha deklaroi se shëndetësia është në kolaps total.

 

Në një konferencë për gazetarët, Basha tha se vala e dytë e pandemisë e gjeti qeverinë të papërgatitur. Për kreun e PD, shumë pacientë nuk marrin shërbimin e nevojshëm mjekësor dhe detyrohen të paguajnë 600 mijë lekë për kurim.

 

“Prej katër javësah i kam vënë në dispozicion planin tonë me pesë pika. I kam kërkuar që shëndetësia në buzë të greminës të mos kalonte në kolaps total. Kam marrë me dhjetëra mesazhe të njerëzve që janë vënë mes dy zjarreve, nga njëra anë spitalet COVID janë me kapacitete të ezauruara apo drejt ezaurimit. Pacientët me COVID tani nuk kanë ku përplasen. Informacionet e fundjavës kanë treguar për të sëmurë me COVID që nuk u është përgjigjur urgjenca apo janë dërguar në spitale të patrajnuara për COVID. Nëse plani ynë me pesë pika do të ishte vënë në veprim do të kishim funksionalë kapacitete të vërteta për t’u përballur me rritjen e rasteve. Do të kishim mundësinë që mjekësia shqiptare të përballonte edhe fluksin e të sëmurëve të tjerë. Numri i testimeve vijon të mbetet më i ulëti në Evropë. Pacienti me simptoma ka pritur për 6 ditë për të bërë tamponin. Pas 6 ditësh është evidentuar se mushkëritë ishin dëmtuar. Njerëzit po marrin borxhe për t’u kuruar. Shumica e kanë të pamundur për të paguar çmimin minimal për kurimin, që është 600 mijë lekë në muaj. Kjo situatë nuk është e re. Qeveria nuk ka marrë asnjë masë, asnjë plan serioz për t’u përballur. Vala e dytë e gjen Edi Ramën dhe kabinetin e tij të papërgatitur.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *