Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, në raportin 6-mujor, konfirmon ecurinë pozitive të rimëkëmbjes dhe stabilitetit në sektorin e energjisë elektrike. Sipas njoftimit për shtyp, niveli i humbjeve në rrjet zbret në  25.4% nga 28.6% që ishte një vit më parë, për të njëjtën periudhë. Ndërkohë që para nisjes së reformës, niveli i humbjeve ishte 45.3%. OSHEE thekson se uljet janë pasojë e investimeve të kryera dhe administrimin e kompanisë. Në lidhje me arkëtimet, totali si 6-mujor i parë 2018 arriti në 33.4 miliardë lekë, një rritje prej afro 5% nga një vit më parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *