Subscribe

OSBE kërkon shtyrjen me një vit te kalimit ne transmetimet dixhitale nëse cenohet raportimi për zgjedhjet parlamentare.

 

Gjate një seminari për lirinë  e medias, ambasadori i OSBE Bernd Borchardt ka vene ne dukje se asnjë nga transmetuesit ekzistues te mos nxirret jashtë tregut ne te kundërt dixhitalizimi te shtyhet për ne 2018.

 

“Procesi i dixhitalizimit, që ka filluar që në vitin 2004 pa një kuadër rregullator të përcaktuar qartë dhe ka vuajtur nga një rregullator transmetimesh jofunksional në të kaluarën, ka pësuar ndikim politik dhe mungesë besimi përgjatë procesit. Disa vendime gjykatash de facto shfuqizuan dispozitën në ligjin për Median që kufizon përqendrimin e pronësisë në media. Një tjetër vendim gjykate vendosi për dhënie licencash në vend të rregullatorit kombëtar të transmetimeve. Në një atmosferë ankesash dhe akuzash, të ndërthurur me disa çështje gjyqësore ekzistuese, për ne është tejet e rëndësishme që faza përfundimtare e dixhitalizimit të mos përjashtojë asnjë nga transmetuesit ekzistues nga raportimi i zgjedhjeve të këtij viti dhe, nëse kjo nuk mund të garantohet, atëherë është më mirë të pritet dhe të zbatohet kalimi përfundimtar në transmetimet dixhitale më vonë gjatë këtë vit, pas zgjedhjeve”, – deklaroi Borchardt.

 

Ambasadori i OSBE ka ngritur shqetësimin edhe për kufizimet e mundshme ligjore për portalet online.

 

“Fatkeqësisht ekziston një ide për t’u vendosur portaleve të lajmeve online detyrimin për monitorim, regjistrim dhe madje edhe mbyllje të tyre. OSBE-ja është seriozisht e shqetësuar për këtë zhvillim, sepse mund të kthehet lehtësisht në një shkelje potenciale të lirisë së medias”, – shprehet Borchardt

 

Rëndësia e lirisë se medias u vu ne dukje edhe nga nënkryetarja e kuvendit Valentina Leskaj.

 

4 muaj para zgjedhjeve ndërsa reforma elektorale është bllokuar OSBE për te 3 here ka ngritur shqetësimin për parashikimet ne kodin zgjedhor qe detyrojnë mediat private të transmetojnë “kasetat e partive” duke kërkuar shfuqizimin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *