Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
28 June 2026
Vizion fokus

Rama publikon pamjet me turistë nga Banjat e Bënjës:...

Dita e 28-të e protestës, qytetarët ironizojnë me “Diella-n”

Babë e bijë nga Rumania shpëtohen në Kanionet e...

Vuçiç paralajmëron dorëheqjen: Pas pak javësh do të largohem

Australia vendos gjoba të larta për platformat që lejojnë...

Negociatat me Iranin, JD Vance: SHBA-të do të fitojmë...

Dita e 28-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve

69-vjeçarja u godit pas koke nga burri, fqinjët e...

Pas sulmit amerikan ndaj Iranit, Bahreini akuzon Teheranin se...

Tërmeti në Venezuelë, humbja ekonomike parashikohet 6.7 miliardë dollarë

Opozita akuzon Zaevin për bisedime sekrete me Bullgarinë

8 Qershor 20:03

Opozita maqedonase ka nisur protestat në Shkup dhe dhjetë qytete tjera kundër bisedimeve me Bullgarinë, konkretisht për të kundërshtuar, siç thotë, “tradhtinë e radhës të kryeministrit Zoran Zaevit”.

Partia maqedonase në opozitë, VMRO-DPMNE pretendon se qeveria aktuale po negocion me Bullgarinë për çështjet që kanë të bëjnë me identitetin kombëtare dhe gjuhën maqedonase.

“Në negociatat me palën bullgare, Zoran Zaev dhe (i dërguar i qeverisë maqedonase për bisedimet me Bullgarinë) Vllado Buçkovski fshehurazi po përgatisin një aneks, garanci të shkruara ose një “udhërrëfyes”, me të cilin ata pranojnë pikëpamjet përfundimtare negative, që do t’i hapin dyert asimilimit të plotë të maqedonasve”, thotë kryetari i VMRO-së, Hristijan Mickoski.

“Nga burime të larta diplomatike në Bruksel, por edhe në Sofje, marrim vesh se kërkesat që janë pjesë përbërëse e deklaratës së miratuar në Parlamentin bullgar, praktikisht do të jenë pjesë e kornizës negociuese të Maqedonisë (së Veriut) me BE-në, dhe nga ky moment, problemi dypalësh që kemi me Bullgarinë do të jetë problem që do të kemi me BE-në, do të thotë, nga problem dypalësh do të bëhet problem evropian. Bëhet fjalë për çështjet që kanë të bëjnë me veçoritë e popullit maqedonas, kulturën, traditën, gjuhën maqedonase, luftën antifashiste. Pra, të gjitha këto që i mohon deklarata e miratuar në parlamentin bullgar”, shton Mickoski.

Ai thotë se “kjo tradhti e radhës e Zaevit mund të parandalohet vetëm përmes kritikave dhe ndërgjegjësimit të popullatës me protesta në rrugë”. Protestat nuk do të ndalen deri sa qeveria nuk del para opinionit të tregojë dokumentin dhe atë për çfarë po negocion me Sofjen, shtoi Mickoski.

Ne, ka thënë kreu i VMRO-së, “kemi dy zgjidhje, ose të pranojmë asimilimin dhe të hyjmë në BE si bullgarë ose të ndërpresim procesin e anëtarësimit dhe ëndrrën evropiane për të ruajtur identitetin dhe gjuhën maqedonase”.

“Bllokadat e VMRO-së, janë veprim anti-shtetëror. Kjo nuk është hera e parë që Mickoski përhap lajme të rreme në lidhje me marrëdhëniet me Bullgarinë”, tha Lidhja Social-Demokrate (LSDM), e kryeministrit Zaev, teksa komentoi protestat e organizuara nga VMRO-ja, duke mohuar pretendimet e partisë maqedonase në opozitë, se qeveria po “shet interesat kombëtare”.

“Ai protestoi në mbrojtje të banditëve dhe kriminelëve, të cilët sulmuan kuvendin më 27 prill për të vrarë, rrahur deputetë, gazetarë, punonjës të kuvendit…VMRO-DPMNE pengon gjithçka që është në interes të qytetarëve. Qytetarët e njohin VMRO-në dhe kjo është arsyeja pse ata rregullisht e ndëshkojnë në zgjedhje. Kjo është arsyeja pse VMRO-DPMNE është në opozitë”, thuhet në reagimin me shkrim të LSDM-së.

Kryeministri Zoran Zaev ka thënë më parë se qeveria as nuk ka negociuar e as nuk do të negociojë çështjet që kanë të bëjnë me identitetin.

“Si në Bruksel dhe gjithkund tjetër kemi thënë qartë se për gjuhën maqedonase dhe identitetin maqedonas nuk mund të ketë bisedime. Unë nuk di si ta them ndryshe. Çdo ndjenjë e jona është e drejtë e jona, kjo ka të bëjë si me gjuhën dhe identitetin, sikur dhe me rrënjët tona. Ne nuk prekim identitetin e askujt, dhe nuk duam që të tjerët të prekin veçoritë tona kombëtare. Ne duam që Evropa të jetë ashtu siç është, as më pak e as më shumë. Ne do të vazhdojmë të paraqesim argumentet tona se duhet të na mbështesin”, ka deklaruar kryeministri Zaev.

Kreu i qeverisë ka thënë se pret që gjatë këtij muaji të ketë zhvillimet pozitive për zhbllokimin e negociatave me Bashkimin Evropian, por pa dhënë detaje tjera.

Bullgaria në nëntor të vitit të kaluar i ka vendosur vetos nisjes së bisedimeve mes Shkupit dhe BE-së, me kërkesën që fillimisht të zgjidhjen çështjeve dypalëshe, që kanë të bëjmë me gjuhën, identitetin dhe të kaluarën historike mes dy shteteve, të cilat në gusht të vitit 2017 kanë nënshkruar një Marrëveshje për fqinjësi të mirë, por që nuk ka sjellë asnjë ndryshim në raportet e ndërsjella.

Posted Under:
Rajoni
Tagged:
Bullgari Maqedoni e Veriut opozita Zaev

Nga e njëjta kategori

Vuçiç paralajmëron dorëheqjen: Pas pak javësh do të largohem

më shumë...

Krim brenda familjes në Itali! Burri vret bashkëshorten dhe djalin me armë gjahu

më shumë...

Termocentralet e vjetruara në Ballkanin Perëndimor ndotin 6.6 herë mbi limitin e lejuar

më shumë...

Mes shqetësimeve ndërkombëtare, Serbia në prag të ratifikimit të paktit për ekstradim me Kinën

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lemon Soda

Minute pas minute

11:01

Rama publikon pamjet me turistë nga Banjat...

10:21

Konsiderohen si fruti më i ndotur dhe...

10:09

Pirja e këtij lëngu frutash mund të...

9:34

Dita e 28-të e protestës, qytetarët ironizojnë...

9:10

Babë e bijë nga Rumania shpëtohen në...

8:38

Vuçiç paralajmëron dorëheqjen: Pas pak javësh do...

8:07

Australia vendos gjoba të larta për platformat...

7:12

Negociatat me Iranin, JD Vance: SHBA-të do...

7:01

Dita e 28-të e protestës, nis grumbullimi...

6:49

Përurohet në Himarë rampa ekologjike “Deti pa...

6:44

69-vjeçarja u godit pas koke nga burri,...

6:39

Pse shfaqen “pika” që lëvizin kur vështroni...

6:28

Pas sulmit amerikan ndaj Iranit, Bahreini akuzon...

6:06

Tërmeti në Venezuelë, humbja ekonomike parashikohet 6.7...

5:42

Burri dhunon rëndë bashkëshorten 69-vjeçare në Pogradec

5:37

LISTA/ Dalin emrat e subjekteve juridike nga...

5:16

Von der Leyen mirëpret marrëveshjen Izrael-Liban

4:48

Ukraina godet fabrikën e armatimit në Rusi

4:43

Nënshkruhet marrëveshja, nga Korrikut vetëm një ndalesë...

4:31

Grushta në parlamentin gjeorgjian, deputetët e kthejnë...

Më të klikuarat

  • E rëndë në Itali, shoku i futet në shtëpi dhe vret me thikë...
  • Rama: Po luftohet Shqipëria në BE, “Shqipëria e re” e dështa...
  • E përqafoi për ta shpëtuar, por nuk ia doli të mbijetonte, n...
  • 69-vjeçarja u godit pas koke nga burri, fqinjët e gjetën të...
  • Debati për Banjat e Bënjës, Rama nxjerr pamjet plot me vizit...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.