Subscribe

Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë per korrupsion ne lidhje me pronësinë mbi kompaninë Air Albania. Nënkryetarja e komisionit te ekonomisë Jorida Tabaku,  ka deklaruar se kompania fantazme eshte krijuar vetëm 9 dite para se te dale vendimi i posaçëm i qeverise.

 

“Në një akt klientelist dhe korruptiv, Edi Rama i ka dhënë mikut të tij vlonjat Sinan Idrizi pronësinë e kompanisë shqiptare Air Albania me një investim prej vetëm 100 mijë lekësh.”

 

Sipas PD kjo eshte e njëjta kompani qe është pjesë e aferës korruptive me Aeroportin e Vlorës dhe një kompani turke.

 

“Përpara marrëveshjes për aeroportin e ri, Edi Rama është shoqëruar në Turqi nga Sinan idrizi. Siç duket në këtë foto, pronari i kompanisë fantazmë Air Albania, është në një takim të nivelit të lartë me Presidentin Erdogan dhe kryeministrin Rama.”

 

Sipas opozitës, kryeministri duhet te sqaroje shqiptaret se të kujt janë paratë e Air Albania dhe paratë e kujt po pastron miku i Edi Ramës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *