Policia e vlorës ka finalizuat operacionin anti-drogë, të koduar “Konvikti 2” dhe ka vënë në pranga shpërndarësin e lëndës narkotike. Ai është Ardian Velaj, 25 vjeç, banues në Vlorë.  Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, se shtetasi i mësipërm shpërndante lëndë narkotike pranë ambienteve të qytezës “Studenti” Vlorë, menjëherë u bë e mundur kapja dhe arrestimi i tij në flagrancë në lagjen “Isa Boletini” brenda ambienteve të qytesës “Studenti”. Gjatë kontrollit fizik që i është bërë këtij shtetasi, Policia ka gjetur të fshehur në trup rrerh 14 GR (gram) lëndë narkotike të llojit “Cannabis”, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Ardian Velaj, ka qenë i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale, për “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *