Të paktën 15 njerëz vdiqën, mes tyre 9 fëmijë, pasi një anije me muslimane rohinga që po shkonte drejt Bangladeshit u mbyt të enjten. Dëshmitarët dhe të mbijetuarit thanë se anija ishte vetëm pak metra nga bregu kur u përmbys nga shiu dhe erërat e forta.
Menjëherë pas kësaj ngjarjeje, Këshilli i Sigurimit i OKB mbajti një takim të posaçëm për krizën ne Mianmar. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, e cilësoi spastrim etnik atë që po ndodh me komunitetin mysliman Rohingya.
Ai u bëri thirrje autoriteteve të këtij vendi të ndalin dhunën, të vendosin sundimin e ligjit dhe të njohin të drejtën për rikthim të të gjithë atyre që janë larguar.
Ambasadorët thanë se këshilli prej 15 anëtarësh dërgoi një mesazh të fortë në Mianmar por nuk u ndërmor asnjë veprim formal pas seancës.
Në katër javët e fundit të paktën 500,000 rohingya kanë ikur nga Mianmari që kur dhuna u intensifikua në fund të muajit gusht. Largimi i tyre i detyruar përbën eksodin më të shpejtë nga një vend i vetëm që nga genocidi ne Ruanda, ne vitin 1994.
Kina dhe Rusia mbështeten Mianmarin, duke thënë se nuk ka zgjidhje të shpejtë për konfliktin. Ndërkohë, javën e ardhshme pritet një tjetër mbledhje e Këshillit të Sigurisë.





