Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e Ajola Xoxës për pezullim procesi për 63 ditë, për shkak të raportit të lejelindjes.
Xoxa në argumentin e saj kërkoi që të ishte e pranishme në seancë dhe të mos përfaqësohej nga avokati. Por prokurorët e çështjes theksuan se në seancat e mëparshme, kur Xoxa nuk ishte me raport, nuk u paraqit personalisht në asnjë seancë.
Kështu, për ti dhënë mundësinë Xoxës që të të paraqitet personalisht, gjykata e shtyu seancën për në datën 21 korrik ora 10:00, duke rrëzuar kërkesën për pezullim të procesit.





