Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
10 July 2026
Vizion fokus

Dita e 41-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve

Dy banesa përfshihen nga zjarri në Durrës

Ish-ministrja e Burgjeve në Britani gjendet e vdekur, dyshime...

Zbardhet biseda Trump-Netanyahu, çfarë u diskutua

“Ndëshkohen” vajzat dhunuese/ Njëra prej tyre dërgohet në burg,...

Tajfuni “Bavi” i afrohet ishujve, Japonia në gatishmëri

“Shqipëria nuk ndalet”, Rama jep lajmin e mirë: Në...

Shqipëria dhe Mali i Zi do të mbyllin të...

Panik në fluturimin nga Selaniku në Gjermani, copëza nga...

Shefi i NASA-s e pranon: Kemi imazhe të objekteve...

“Jam me leje lindje”, Ajola Xoxa kërkon pezullimin e gjykimit me 63 ditë: Dua të jem vetë në seancë, s’autorizoj avokatët për mbrojtjen time

7 Korrik 11:01

Bashkëshorja e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, Ajola Xoxa, nuk ka qenë e pranishme në seancën që po zhvillohet sot në GJKKO.

Përmes avokatit, Xoxa ka paraqitur raportin mjekësor dhe ka kërkuar nga togat e zeza që seanca ndaj saj të shtyhet me 63 ditë, aq sa e përcakton raporti, për shkak të pamundësisë fizike.

“Më 29 qershor kam lindur me cezarian dhe s’mund të komunikoj lirshëm me avokatin”, tha thënë Xoxa.

Avokati Gurali Brahimllari ka deklaruar se  Xoxa ështe në pamundësi për të ardhur në proces. Ndaj ka kërkuar shtyrjen e seancës së sotme dhe pezullimin e shqyrtimit gjyqësor me 63 ditë sipas raportit shëndetësor.

Avokati i Ajola Xoxës, Gurali Brahimllari ka deklaruar ndër të tjera në seancë: “Vullneti i znj. Xoxa është ai i shprehur në kërkesën drejtuar gjykatës. Ajo ka qenë në pamundësi për t’u njohur me përmbajtjen e tyre. Edhe më parë ka qenë me raport mjekësor, por ne kemi përgatitur dhe kemi punuar për kërkesat paraprake. E pandehura ka shprehur qëndrimin e saj, duke bërë të ditur faktin se më 29 qershor ka kryer lindje me operacion dhe nuk mund të komunikojë lirshëm dhe privatisht me mbrojtësit, ndaj nuk mund të realizohet një mbrojtje efektive. Kërkohet shtyrja e seancës deri në përfundimin e raportit të paaftësisë për punë. Sipas Kodit të Punës, kërkohet shtyrja e procesit deri në shuarjen e kësaj problematike. Ligji garanton 63 ditë leje pas lindjes. Sa më sipër, në këtë situatë faktike, duke qenë në pamundësi për të siguruar një mbrojtje efektive, kërkohet pezullimi i procesit, bazuar në të drejtën e çdo nëne”.

Ajola Xoxe përmes deklaratës ka thënë: “Kërkoj të jem personalisht e pranishme dhe nuk autorizoj mbrojtësit e mi të vijojnë mbrojtjen time pa praninë time”.

Posted Under:
Anash Politike Vendi

Nga e njëjta kategori

Dita e 41-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve

më shumë...

Dy banesa përfshihen nga zjarri në Durrës

më shumë...

Ish-ministrja e Burgjeve në Britani gjendet e vdekur, dyshime për vrasje

më shumë...

Zbardhet biseda Trump-Netanyahu, çfarë u diskutua

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

7:08

Dita e 41-të e protestës, nis grumbullimi...

7:06

Dy banesa përfshihen nga zjarri në Durrës

6:56

Ish-ministrja e Burgjeve në Britani gjendet e...

6:47

Zbardhet biseda Trump-Netanyahu, çfarë u diskutua

6:34

“Ndëshkohen” vajzat dhunuese/ Njëra prej tyre dërgohet...

6:03

A e dini se librat mund t’ju...

5:31

Tajfuni “Bavi” i afrohet ishujve, Japonia në...

5:19

“Shqipëria nuk ndalet”, Rama jep lajmin e...

5:06

Parashikimi i motit për ditën e shtunë

4:48

Shqipëria dhe Mali i Zi do të...

4:35

Panik në fluturimin nga Selaniku në Gjermani,...

4:26

Çfarë është ankthi i mbrëmjes dhe si...

4:14

5 trajtime shtëpiake kundër pickimit të mushkonjave

3:51

Shefi i NASA-s e pranon: Kemi imazhe...

3:45

Me mbi 100 km/h, policia i heq...

3:19

PS-PD debatojnë për integrimin, përplasje edhe për...

3:11

“Stop sulmeve ndaj biznesit”, ekspertët: Goditja e...

2:47

Ndezi zjarr në tokën e tij, por...

2:28

Dënohen 5 anëtarët të “Revanshit”, u akuzuan...

2:08

Policia, plan masash për koncertin, rruga dytësore...

Më të klikuarat

  • Vrau gruan në derën e shtëpisë, kamerat e sigurisë filmojnë...
  • Vrasja me armë në Kurbin, zbulohet identiteti i viktimës (EM...
  • Ndryshon ligji për administratën, Pirdeni: Testim kombëtar p...
  • Mërkuri retrograd ndryshon energjitë, Meri Gjini zbulon shen...
  • Me mbi 100 km/h, policia i heq patentën për 1 vit vajzës, gj...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.