Pas ndeshjes mes të rinjve të Kosovës dhe Shqipërisë, komentatori i RTK-së, Andin Lokaj i habiti të gjithë me deklaratën e tij, teksa tha se “kur kosovarët kanë luajtur futboll, kuqezinjtë shihnin peshqit me dylbi”.

 

Kjo frazë, e cila shkaktoi reagime të shumta, vuri në lëvizje drejtorin e përgjithshëm të RTK-së, Ngadhnjim Kastrati, i cili njoftoi se ka nisur një procedurë disiplinore ndaj Lokajt.

 

“Lidhur me rastin e deklarimeve publike të komentatorit Andin Lokaj, RTK njofton se do të veprojë në përputhje me Standardet Profesionale të RTK-se dhe Rregullores për Përgjegjësitë materiale dhe disiplinore. Ju bej me dije se tani kanë filluar procedurat në lidhje me këtë rast”, shkroi ai në Facebook.

 

Pas kësaj deklarate, grupi i tifozëve ultras të Prishtinës dhe Kombëtares shqiptare e shpallën Lokajn person të padëshirueshëm në Prishtinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *