Subscribe

Organizata Botërore e Shëndetësisë do te vijoje te hetoje te gjitha pistat mbi origjinën e koronavirusit.

Pas deklaratës te disa ditëve me pare se virusi “Sars Cov 2” nuk doli nga laboratori i qytetit Vuhan dhe se nuk do të shqyrtohej më kjo çështje, kreu i OBSH-se, Tedros Ghebreyesus tha se të gjitha hipotezat e Covid-19 mbeten ende në tryezë.

Qëndrimi i ri erdhi pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës thanë se do të rishikojnë të gjitha të dhënat të marra nga raporti në Kine, raporton Vizion Plus.

 

TEDROS ADHANOM GHEBREYESUS 

KREU I ORGANIZATËS BOTËRORE TË SHËNDETËSISË

 

 “ Duke folur me disa anëtarë të ekipit, dëshiroj të konfirmoj se të gjitha hipotezat mbeten të hapura dhe kërkojnë analiza dhe studime të mëtejshme. Ekipi  arriti te analizoje  dhe të kuptoje me  mire rastet e para me covid. Dhe ne do të vazhdojmë të punojmë për të marrë informacionin që na nevojitet për t’iu përgjigjur pyetjeve që ende duhet të marrin përgjigje”

 

Kreu i misionit, Peter Ben Embarek, tha se ne rastin e studimit te nje virusi , përpilimi  dhe publikimi i raporteve është kusht.

 

PETER BEN EMBAREK 

EKSPERT I OBSH

 

“ Shumë laboratorë në Wuhan, që ne vizituam dhe diskutuam thanë se nuk kanë punuar me virusin “Sars-Covid-2”. Zakonisht studiuesit e laboratorëve që punojnë dhe zbulojnë viruse të reja menjëherë do të raportonin gjetjet e tyre. Kjo është një praktikë e zakonshme në të gjithë botën, veçanërisht me viruse të reja interesante.  Nëse ka ekzistuar më parë në laborator do e kishim dëgjuar, ose do e kishim parë.”

 

Shkencëtaret e OBSH-së kane thënë se teoria e tyre kryesore është se virusi e ka origjinën nga një lakuriq nate.  Megjithatë ekzistojnë disa skenarë, se si virusi  kaloi te njerëzit. Raporti përmbledhës i te dhënave nga qyteti kinez pritet të dalë javën e ardhshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *