Presidenti amerikan Donald Trump ka sulmuar sërish paraardhësin e tij Barak Obama, pas komenteve të tij se menaxhimi i krizës së Covid 19 nga administrata e tij, është një katastrofë.

Mjaftoi ky koment i Obamës, që Trump të hidhej në sulm. Ai i kujtoi ish presidentit krizën e shkaktuar nga gripi i derrit.

Trump vijoi edhe më tej, duke risjellë në vëmendje hetimin e Michael Flynn lidhur me ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të 2016, të cilin e quajti si “Obama Gate”.

Javën e kaluar, Departamenti i Drejtësisë pushoi çështjen kundër Flynn, anëtarit të ekipit të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016 të Trump, njëherësh dhe ish këshilltar i parë i sigurisë kombëtare. Ai ishte dëshmitari kryesor i prokurorisë në hetimin e Robert Mueller për fushatën e Trump dhe lidhjet e tij me Rusinë.   

Sipas Trump, hetimi ndaj Flyn ishte një komplot i demokratëve dhe për këtë ai bën fajtor Obamën.

Disa orë më parë, me anë të një postimi në Tëitter, Trump shkruan se ky është “Krimi më i madh politik në historinë amerikane, deri tani!” dhe se Barack Obama “përdori javët e fundit në detyrë për të synuar zyrtarët e ardhshëm dhe sabotimin e administratës së re”.

Sulmet e Trump vijnë në një kohë që amerikanët pritet të zgjedhin presidentin e ri në vjeshtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *