Nxënësit e Shkollës Kombëtare të Futbollit “Loro Boriçi”, kanë protestuar këtë të martë para Ministrisë së Arsimit pasi nuk po zhvillojnë stërvitje prej 45 ditësh.
Ky problem, sipas tyre, ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje që lidhet me Federatën e Futbollit dhe Ministrinë, për fushat e shkollës. Ndërkohë, nxënësve të kësaj shkolle, stërvitja u është zëvendësuar me lëndë të tjera të përgjithshme.
“Ka mbi një muaj e gjysmë që nuk zbatohet procesi i stërvitjes, ka një mosmarrëveshje midis federatës dhe shkollës. Fushat janë në pronësi të federatës së futbollit, paska qenë marrëveshje e heshtur’.
“Kishte zgjatur ndë vite si problem, ne na janë pezulluar fushat në kamëz pa asnjëlloj shpjegimi… jemi në fund t sezonit dhe të shkollës, fëmijët janë kanë 5 javë që nuk janë stërvitur. Jemi në superiore rrezikojmë të dalim nga superiorja për fajin e këtyre”
Ata biseduan edhe me Ministrinë e Arsimit, ku iu tha se problemi pritet të gjejë zgjidhje Brenda javës.
Nxënësit shprehen se, nëse ky ngërc nuk zgjidhet, ata do të bojkotojnë mësimin./vizionplus.tv





