Subscribe

Deputetja Rudina Hajdari është përballur me një incident këtë të enjte gjatë vizitës në Shkodër, ku ishte e pranishme në shkollën e gjuhëve të huaja “Shejnaze Juka”.

 

Teksa nisi të mbante fjalën para të pransihëmve, Hajdari është përballur me njërin prej nxënësve, I cili e cilësoi deputeten si turpin e vendit.

 

I riu është çuar nga vendi dhe I ka shkuar afër deputetes duke mos I kursyer akuzat ndaj saj, të cilën e quajti një shtojcë të kryeminsitrit Rama.

 

Por deputetja duket se e ka marrë me qetësi situatën, ku pas takimit e cilësoi para mediave si një incident mëse normal.

 

Hajdari duke u ndalur tek kushtet e shkollës theksoi se ka ardhur koha që të bëhet më shumë sa I takon sektorit të arsimit.

 

“Kemi ardhur këtu për ditën e hapjes së kësaj shkolle, në këtë ditë u takuam me mësues e nxënës incidente ka gjithandej. Nuk na shqetëson fare, përkundrazi. Infrastruktura e shkollës sot është shumë e dobët. Cilësia e arsimit ka rënë shumë, duhet të bëjmë sa më shumë për infrastrukturën në shkolla, e cilësinë e arsimit. nuk duhet t’i braktisim ato, nuk duhet t’i mbyllim shkollat. Sot ka më pak studentë të ulur në banka, kjo për shkak se emigrimi është rritur shumë kjo është për të ardhur keq.ne sot shohim një arsim edhe më të dobët.Une dua te jap sot nje mesazh. Duhet të bëjmë më shumë për arsimin në vend, të rrisim buxhetin për arsimin.”

 

Debati gjatë incidentit mes Hajdarit dhe nxënësit:

 

Rudina Hajdari: Ti je djalë i ri dhe nuk duhet të merresh me politikë. Ne jemi këtu për të festuar, a je nga Evropa apo nga je? Do bëhesh çun evropian apo jo?

 

Nxënësi: A njef Azem Hajdarin ?

 

Rudina Hajdari: Unë e njoh Azem Hajdarin e më vjen mirë që e njeh Azem Hajdarin

 

Nxënësi: Unë e njof Azem Hajdarin po se njeh ti. ai ka luftu për demokracinë këtu, ti po lufton me sjell komunizimin. Shtojca e Edi Ramës je ti, ti je turpi i shqiptarëve. Je turpi i shqiptarëve”.

 

Rudina Hajdari: Të dashur nxënës dhe mësues, ajo që ndodhi tani është pikërisht cfarë bën politika sot. Ne na ndan mes PS dhe PD, ne nuk duhet ta lejojmë të na përçajnë. Ne jemi shqiptarë në radhë të parë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *