Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
02 May 2026
Vizion fokus

Trump për propozimin iranian: Nuk jam i kënaqur, marrëveshje...

Mojtaba Khamenei: SHBA-të janë një tigër letre, ata nuk...

Ditë shqiptarësh në Turqi, pas Laçit edhe Asllani gol...

Berisha takim me ish-Presidentin kroat, Mesic: Të ndiqet çdo...

Mereme Sela reagon pasi iu refuzua kandidatura: I vetmi...

SHBA paralajmëron sanksione për kompanitë detare që paguajnë tarifa...

Shtëpia e Bardhë për propozimin iranian: Nuk do të...

Trump: Do të rrisim me 25% tarifat për makinat...

Aksident në aksin Korçë-Bilisht, zetori përmbyset në rrugë, një...

Udhëheqësi suprem i Iranit zotohet të mbrojë kapacitetet bërthamore...

“Nuk më mbajti vendi në Tiranë”, Linda Rama merr pjesë në homazhet në nder të Haxhi Thaçit: Doja të isha krah nënës dhe gruas së Komandantit

18 Mars 14:42

Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit shqiptar Edi Rama, ditën e some mori pjesë në homazhet e zhvilluara për nder të babait të Hashim Thaçit, Haxhi Thaçi, i cili ndërroi jetë më 16 mars.

Babai i ish-Presidentit të Kosovës do të përcillet sot në orën 15:00 për në banesën e fundit.

Lexo edhe :

Related Posts

“Haga e padrejtë me Thaçin”, liderët politikë kritikojnë Gjykatën që nuk lejoi ish-Presidentin në varrimin e të atit

Zonja Rama tha se në këto momente të trishtuara qëndron krah familjes Thaçi, të cilës i mungojnë dy burra, Haxhi Thaçi i cili ndërroi jetë, dhe ish-Presidenti, i  cili ndodhet i burgosur në Hagë dhe nuk u lejua nga Specialja të marrë pjesë në varrimin e të atit.

Zonja Rama theksoi se në këtë ditë “nuk e mbajti vendi në Tiranë” dhe donte të ishte në krah të nënës dhe gruas së Komandantit, ashtu siç e thërrasin edhe në shtëpi.

Mesazhi i zonjës Rama

Erdha këtu për t’i dhënë lamtumirën bacës Haxhi, me respektin më të thellë, për këtë familje të njehsuar me historinë e Kosovës falë njërit prej tre djemve të tij, Hashimit, po edhe të vëllazëruar me familjen time, përmes Hashimit. Kjo është një ditë e trishtuar. Dhe në këtë ditë të trishtuar jam këtu me ty, nana Hyrë, jo në këmbë të Edit, po në radhë të parë sepse e di mirë se çfarë do të thotë të jesh prind i një politikani, e posaçërisht nëna e një politikani. E kam përjetuar pranë nënës së Edit. Dhe në këtë ditë të trishtuar jam këtu, me të gjithë familjen tuaj, të cilës sot i mungojnë dy burra.

E di edhe më mirë se çfarë do të thotë të jesh bashkëshortja e një politikani, aq më tepër e një udhëheqësi, aty ku fryjnë dhe nuk pushojnë  erërat e forta. E përjetoj çdo ditë.

Por çka nuk di dot fare në këtë ditë kaq të trishtuar është se ç’do të thotë të kesh fëmijën me pushkë në dorë, duke luftuar nëpër male, apo rob të atdhedashurisë së vet diku larg, në një vend pa qiell, e për askush nuk e di se sa kohë. Duhet të jetë një ankth i pambarimtë Ndaj nuk më mbajti dot vendi atje në Tiranë, po desha të jem këtu sot, pranë nënës dhe gruas së Hashimit. Nënës dhe bashkëshortes së komandantit, siç i thërrasim gjithnjë dhe në shtëpi, i cili në këtë ditë ndarjeje të dhimbshme duhet të vijojë të jetë larg, në luftë.

Nuk besoj se një mungesë mund të jetë dot kaq herë më e madhe se sa prania, në një ditë si kjo. E prandaj ajo rrezaton shumë përtej këtyre mureve, si një këmbanë kujtese për dhimbjen e dhjetëra mijëra prindërve e grave të kësaj toke, po edhe sakrificën e krejt popullit të Kosovës për ta paguar çmimin e lartë të lirisë.

Posted Under:
Anash Politike Vendi
Tagged:
Hashim Thaçi Homazhe Linda Rama

Nga e njëjta kategori

Feston 37-vjetorin e lindjes, Indri merr surprizën e veçantë nga djali dhe nëna, fermeri në lot

më shumë...

Kush janë 5 fermerët e preferuar të publikut, çfarë do të ndodhë me pjesën tjetër

më shumë...

Dona kërkon largimin e Mozës nga Ferma Vip, Ola i del në mbrojtje Adit

më shumë...

Çfarë ndodhi mes Adit dhe Mozës? Arbana: Nëse je ndjerë e dhunuar, ai djali del jashtë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

12:40

Feston 37-vjetorin e lindjes, Indri merr surprizën...

12:31

Realizohet kërkesa e vajzave, një djalë hyn...

12:03

Shpëtojnë nga televotimi, kush janë dy fituesit...

11:38

“Ti je burrë e grua”, romancat në...

11:24

Kush janë 5 fermerët e preferuar të...

10:34

Dona kërkon largimin e Mozës nga Ferma...

10:26

Çfarë ndodhi mes Adit dhe Mozës? Arbana:...

9:50

Mos e qëroni më mollën! Pjesa që...

9:36

“Më parë lyhet gruaja, pastaj shtëpia”, Ola...

9:30

Dy ushqime të përditshme që mund të...

9:17

Trump për propozimin iranian: Nuk jam i...

9:05

Hyrje të reja dhe vendime që trondisin...

9:00

U përplas nga makina në Pogradec, ndërron...

8:29

Mojtaba Khamenei: SHBA-të janë një tigër letre,...

7:45

Ditë shqiptarësh në Turqi, pas Laçit edhe...

7:20

Berisha takim me ish-Presidentin kroat, Mesic: Të...

7:05

Mereme Sela reagon pasi iu refuzua kandidatura:...

6:40

SHBA paralajmëron sanksione për kompanitë detare që...

6:25

Shtëpia e Bardhë për propozimin iranian: Nuk...

6:18

Trump: Do të rrisim me 25% tarifat...

Më të klikuarat

  • Dona kërkon largimin e Mozës nga Ferma Vip, Ola i del në mbr...
  • Ktheu tarracën e pallatit në apartament, arrestohet 57-vjeça...
  • Irani i paraqet SHBA-së propozim të ri për t’i dhënë f...
  • 700 lekë shezloni në Vlorë, Mersini: Ky është çmimi që do pa...
  • Feston 37-vjetorin e lindjes, Indri merr surprizën e veçantë...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.