Që nga debutimi i tyre në tapetin e kuq si çift i martuar në Golden Globes 2015, aktori, 62 vjeç dhe avokatja e të drejtave të njeriut, 45 vjeçe, janë identifikuar si një nga çiftet e veshur më mirë në Hollywood.

Por, kur foli për ET në premierën e “The Boys on the Boat” në Los Angeles më 11 dhjetor, George pranoi se ai nuk është aq i sigurt për pamjen e tij sesa gruaja e tij. “Unë ndihem gjithmonë inferior sepse kam veshur diçka që e kam veshur rreth 1000 herë”, tha ai për median, duke vënë në dukje se Amal vishet gjithmonë bukur, shkruan Living.

George më pas bëri shaka se ndonjëherë ai ndihet i ‘lënë në hije’ nga e gjithë vëmendja që merr Amal.

“E gjithë karriera ime tani ka ardhur, duke qenë një plus për Amal. Unë shkova në një nga ato konferenca për gratë disa vjet më parë dhe mu desh të prezantohesha si ‘burri i Amal Clooney’ sepse, sinqerisht, emri im nuk kishte rëndësi”, tha aktori.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *