Peter Pellegrini është zgjedhur presidenti i ri i Sllovakise, duke pasuar Zuzana  Captovan.  I njohur si një aleat i ngushte i kryeministrit populist  Fico , ai mposhti  kandidatin  e opozitës , pro perendimorin  Ivan Korcok.

Pas numërimit të pjeses me te madhe te  votave  Pellergrini rezulton te kete marr 54 % te tyre ndërsa rival i tij në gare  vetem 46%.Triumfi i Pellegrinit nënkupton se tani kryeministri Fico me aleatët e tij kanë në dorë Parlamentin, Qeverinë dhe Presidencën e Sllovakisë.

Kritikët druhen se Sllovakia nën sundimin e Ficos do ta braktisë rrugën properëndimore dhe do ta ndjekë drejtimin e Hungarisë, e cila udhëhiqet nga kryeministri populist Viktor Orban.

Sllovakia ishte një nga aleatët më të vendosur të Ukrainës përpara se Fico të vinte në pushtet në tetor. Mijëra njerëz kanë protestuar vazhdimisht nëpër rrugët e Sllovakisë së fundmi kundër politikave proruse të Ficos si dhe kunder planeve për te ndryshuar Kodin Penal dhe për te marrë nën kontroll mediat publike./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *