Ky nuk ka qenë viti më i mirë i mundshëm për blogeren me famë botërore, Chiara Ferragni. sot Chiara feston ditëlindjen, ajo mbush 37 vjeç dhe ky përvjetor e ka gjetur në prag divorci me reperin Fedez.

Por gjithsesi, krah fotove në profilin e saj në Instagram ku fryn qirinjtë bashkë me dy fëmijët e saj, Ferragni shkruan se kjo është një ditëlindje speciale.

“Kjo është një ditëlindje e veçantë për mua. Si grua dhe nënë, shoh se gjithçka që mund të dëshiroja është pikërisht këtu: dashuria e fëmijëve, familjes dhe miqve të mi pranë meje. Faleminderit të gjithëve që më dërgojnë dashurinë dhe mbështetje kur disa njerëz kërkojnë të lëndojnë, mirësia jote më frymëzon teksa nis këtë kapitull të ri në jetën time”, shkruan Chiara./vizionplus.tv

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Chiara Ferragni ✨ (@chiaraferragni)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *