Një person është gjetur i pajetë pasditen e kësaj të premteje në Korçë.

Bëhet fjalë për shtetasin P. K., rreth 64 vjeç. Trupi i pajetë u gjet në lagjen nr. 9 të qytetit.

Nga kqyrja paraprake e trupit, nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa dyshohet se 64-vjeçari mund të ketë gjetur vdekjen nga shkaqe natyrale.

Ndërkohë, policia po punon për të përcaktuar shkaqet e vdekjes, si dhe për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *