Subscribe

Per here te pare Shqipëria ka nje ligj te posaçëm per pakicat kombëtare. Shefi i diplomacie shqiptare para deputeteve te komisionit te ligjeve ka sqaruar se Shqipëria ka marre angazhim qe ne vitin 2006 per këtë kuadër ligjor dhe drafti i sjelle ne parlament mban parasysh mes te tjerave edhe rekomandimet e rezolutës se  Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës për Pakicat.

 

 “Të sigurohet dhe të promovohet aksesi i personave që u përkasin pakicave kombëtare, përfshirë dhe grupeve më të vogla në numër në programet televizive dhe radiofonike në gjuhët e tyre. E theksoj këtë sepse në takime që kemi pasur me grupe të ndryshme apo me shoqata që i përkasin pakicave të ndryshme ka lindur ndonjëherë diskutimi nëse pakica të caktuara duhet të trajtohen në mënyrë të privilegjuar në raport me pakicat e tjera dhe besoj se standardi ndërkombëtar në këtë pikë është i qartë. Tjetër, të përmirësohen rregullimet ekzistuese për përdorimin e gjuhëve të pakicave në marrëdhënie me autoritetet e administratës, përdorimi i tabelave dy gjuheshe dhe emërtimeve të vendeve në gjuhët e pakicave.”

 

Pakica kombëtare ne Shqipëri janë pakica greke,  maqedonase, serbe, malazeze, vllahe ose arumune, pakica boshnjake, si dhe pakica egjiptiane.

 

Projektligji parashikon te drejtën e përdorimit te gjuhës ne marrëdhëniet me autoritetet vendore, vendosjen e emërtimeve të njësive administrative përkatëse e rrugëve në  njësitë  administrative, ku mbi 20% e banorëve i përket pakicave kombëtare. Pjese e këtij drafti ligjor është edhe ngritja e Komitetit per Pakicat Kombëtare per te mbrojtur te drejtat e minoriteteve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *