Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
17 June 2026
Vizion fokus

Donald Trump kritikon kryeministren e Italisë: Më keni braktisur!

“Rama ka konflikt ndërkombëtar”, Goxhaj tregon skenarin, si rrëzohet...

Goxhaj: Pamje më unike se kjo që po ndodh...

Vetëm 10 ditë i punësuar në administratë, Muka: Rama...

Mbyllet protesta e 17-të para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin

Protestat e qytetarëve, Taulant Muka: Kancelaritë e Europës janë...

Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes SHBA-Iran do të mbahet...

Britania mund të kufizojë stërvitjet dhe operacionet në ushtri...

Gjykata e Strasburgut refuzon ankesën e Dodikut kundër dënimit...

Incident në kanalin anglez, anija luftarake ruse godet jahtin...

Nisin dëgjesat publike për Kodin e ri Penal, Manja: Duhet të jetë gati deri në fund të vitit 2026, pasi të marrë vulën në Bruksel

4 Shtator 10:56

Ka nisur ditën e sotme cikli i dëgjesave publike për Kodin e ri Penal, me një seancë shpjegimore të grupit të ekspertëve, nën drejtimin e Profesor Arben Rakipit, referuar ideve, opinioneve kritike dhe pretendimeve të publikuara nga burime të ndryshme pas prezantimit të draftit në muajin korrik.

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, gjatë fjalës së tij tha se këto tryeza janë menduar për të dhënë përgjigje lidhur me procesin, rolin e ministrisë dhe aspektet e veçanta të draftit të Kodit të ri Penal. Ai theksoi se Ministria e Drejtësisë ka pasur rolin e porositësit të këtij drafti, në emër të qeverisë shqiptare, si pjesë e detyrimeve të marra në kuadër të strategjisë ndërsektoriale të drejtësisë dhe procesit të negociatave me Bashkimin Evropian.

Manja rikujtoi se pas Reformës në Drejtësi në vitin 2017, u miratua strategjia ndërsektoriale e drejtësisë 2017–2021, e cila përcaktoi objektivat kryesore për përmirësimin e legjislacionit penal në përputhje me standardet evropiane. Në shkurt të vitit 2019, sipas tij, nisën vlerësimet e para për një nismë që fillimisht kishte për qëllim disa ndryshime të pjesshme në Kodin ekzistues, por për shkak të ndërhyrjeve të shumta që kishte pësuar ligji që nga miratimi i tij në vitin 1995, u arrit në përfundimin se ishte e nevojshme hartimi i një Kodi të ri.

Ministri Manja: E menduam këtë tryezë sot për të dhënë disa përgjigje në lidhje me procesin, rolin e ministrisë së Drejtësisë por edhe për aspekte të veçanta të draftit të Kodit të Ri Penal. Roli i ministrisë së Drejtësisë në këtë proces është ai i porositësit të drafit të Kodit të ri. Jemi ne, ne emër të qeverisë shqiptare që e kemi porositur këtë draft edhe si përmbushje e detyrimeve tona në kuadrin e strategjisë ndërsektoriale të drejtësisë por edhe të procesit të negociatave me BE. Pas Reformës në Drejtësi, në vitin 2017 është miratuar strategjia ndërsektoriale e drejtësisë 2017-2021, strategji e cila përcaktoi objektivat në 4 vite në fushën e drejtësië. Në pikën 4 thuhet që Shqipëria merr përsipër përmirësimin e legjislacionit penal në përputhje me standardet evropiane.

Drafti i parë iu përcoll për mendim ekspertëve italianë, ndërsa në vitin 2023 u ngrit një grup pune për rishikimin nen për nen të tij. Ministri Manja tha se vetëm gjatë periudhës shkurt–tetor janë zhvilluar 40 takime me ekspertë të fushave të ndryshme, duke çuar në prezantimin e parë publik të draftit më 25 korrik.

Sipas tij, Shqipëria duhet të ketë një Kod të ri Penal deri në fund të vitit 2026, pasi kjo është pjesë e angazhimeve të vendit në kuadrin e integrimit evropian. Ai nënvizoi se procesi ka qenë i gjatë dhe i detajuar, me synimin për të sjellë një kod modern dhe në përputhje me realitetin e ri shoqëror dhe juridik të vendit.

Ministri Manja: Në shkurt të 2019 janë kryer vlerësimet e para për ndërmarrjen e një iniciative për hartimin e Kodit të Ri penal, e cila në fillim ishte një nismë që synonte disa ndryshime të pjesshme në Kodin Penal ekzistues. Por për shkak të ndryshimeve të shumta që kishte pësuar Kodi që në vitin 1995 kur ishte miratuar për herë të parë, është konkluduar që duhet vijuar me hartimin e një drafti të ri të Kodit Penal. Drafti i hartuar i është përcjellë për mendim disa ekspertëve italianë. Në vitin 2023 si ministër i Drejëtsisë kam ngritur një grup pune për të bërë një vlerësim të drafit të shkruar të Kodit Penal. I kam lënë afat këtij grupi pune (fundi i tetorit 2023) sepse na duhet të kapim agjendën tonë të negociatave dhe integroimit me BE…Shqipëria duhet të ketë një Kod të Ri penal në fund të vitit 2026. Gjatë periudhës shkurt-tetor është rishkikuar drafti nen për nen dhe janë kryer 40 takime me ekspertë të fushave të ndryshme me qëllim diskutimin nen për nen të draftit. Më 25 korrik patëm prezantimin e parë të këtij Kodi nga grupi i punës. Ky është rocesi, një proces i cili ka filluar që në vitin 2019. Kemi të bëjhmë me një draft të Kodit Penal që ka marrë një kohë të madhe të shkrimit dhe hartimit të tij si draft.  Shqipëria do të ketë një kod të ri penal vetëm pas një procesi të gjerë të konsultimeve të brendshme dhe vetëm pasi të marrë vulën në Bruksel.

Posted Under:
Kryesoret Vendi
Tagged:
drafti i kodit penal Ulsi Manja

Nga e njëjta kategori

“Rama ka konflikt ndërkombëtar”, Goxhaj tregon skenarin, si rrëzohet qeveria

më shumë...

Goxhaj: Pamje më unike se kjo që po ndodh në Shqipëri nuk ka! Gjenerata Z solli ndryshimin

më shumë...

Vetëm 10 ditë i punësuar në administratë, Muka: Rama i maste punët e ministrave me pëlqime në Facebook

më shumë...

Protestat e qytetarëve, Taulant Muka: Kancelaritë e Europës janë çuditur, njerëzit janë më të lumtur dhe në paqe

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

10:45

Donald Trump kritikon kryeministren e Italisë: Më...

10:17

“Rama ka konflikt ndërkombëtar”, Goxhaj tregon skenarin,...

10:07

Goxhaj: Pamje më unike se kjo që...

9:55

Vetëm 10 ditë i punësuar në administratë,...

9:30

Mbyllet protesta e 17-të para Kryeministrisë, qytetarët...

9:25

Protestat e qytetarëve, Taulant Muka: Kancelaritë e...

8:26

Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes SHBA-Iran do...

7:52

Britania mund të kufizojë stërvitjet dhe operacionet...

7:31

Gjykata e Strasburgut refuzon ankesën e Dodikut...

7:18

Avokati i familjes Osmani: Nuk kemi asnjë...

7:00

Shpërthim me lëndë plasëse në Prizren

6:31

Incident në kanalin anglez, anija luftarake ruse...

6:14

Dita e 17-të e protestës, nis grumbulimi...

6:09

Shenjat e Horoskopit që do të kenë...

5:38

Aksident në aksin Vlorë-Panaja, plagoset drejtuesi i...

5:30

Samiti i G7 në Evian të Francës,...

5:22

Furnizonte me armë organizatat kriminale në Evropë,...

5:10

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë

5:04

Transferimi i miliona eurove të Ndranghetës, Camorrës...

4:41

Vetëvendosje shkon në 52 mandate! Diaspora, “lumë”...

Më të klikuarat

  • Mjekësia shqiptare në zi, ndahet nga jeta neonatologu i njoh...
  • Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3
  • Detaje nga vrasja në Mirditë, kolegu i 45-vjeçarit zbriti ng...
  • Dy vite pa u parë, Moza nuk njeh vajzën: Sa ke ndryshuar
  • Vlerësim ndërkombëtar për “Ferma VIP”, përfaqësu...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.