Ish-presidenti Bujar Nishani reagoi për vrasjen e Klodian Rashës nga polici. Sipas Nishanit, një ngjarje e tillë ndodh vetëm në Korenë e Veriut. Ai tha se Shqipëria është bërë si Koreja e Veriut.

 

“Veç dy raste janë shënuar në botë ku qytetari ekzekutohet me plumb nga policia pse nuk zbaton urdhërat e qeverisë për Covid. Në Korenë e Veriut dhe Tiranën e rilindsave hajdutë. Gangsterrët kanë emër!”, u shpreh Bujar Nishani në “Facebook”.

 

Protesta e një dite më parë nga qytetarët ishte e dhunshme, ku nuk munguan gurët ndaj policisë, shkatërrimet e zbukurimeve, por edhe gazi lotsjellës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *