Subscribe

Kjo e martë e shënoi ndërhyrjen ne urën e Tapizës, për të shembur strukturën aktuale, duke i hapur rrugë nisjes së punimeve për ndërtimin e një ure të re.

 

Qarkullimi i automjeteve do të devijohet në një nën kalim të ndërtuar pranë urës, raporton Vizion Plus.

 

Fillimisht do të nisë ndërhyrja për prishjen në strukturën mbi urë e më pas do të çmontohen këmbët e urës për të nisur punimet e një urë të re e cila jo vetëm do të jetë më e gjerë, por do të ketë edhe torturuare – sqaroi Ergys Verdho, drejtor i ARRSh.

 

Ura e Tapizës është në dalje të Kamzës dhe lidh zonën me veriun e vendit. Ajo është vepër publike me një moshë mbi 50-vjeçare dhe ishte pjesë e urave që u dëmtuan nga tërmeti I 26 nëntorit. Punimet e nisura këtë të martë do të përfundojnë Brenda vitit.

 

Punimet do të zgjasin për 10 muaj, ose më saktë do të mbyllen në 30 shtator 2021. Me një fond prej 1.5 mln dollarë. Janë fonde të buxhetit nga program i rindërtimit –tha ministrja Balluku . 

 

Ura përballon një fluks ditor prej 50 mijë automjetesh. Kushdo që do të kalojë drejt veriut, mund të zgjedhe edhe rrugën alternative nga aeroporti i Rinasit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *