Ngritja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë duket se do të vijojë të shtyhet në kohë. Kur na ndajnë dhe tre ditë nga skadimi i afatit prej 15 ditësh të vendosur nga Prokuroria e Përgjithshme për prokurorët e Apeli që do garojën për KLP, është mësuar se dëri këtë të enjte nuk ka pasur asnjë aplikim.

 

Ashtu si në fazën e parë ku nuk garojë asnjë prokuror, edhe kësaj here duket se kryeprokurorja Marku do të rishpallë për herë të tretë garën, ndonëse afati nuk ka përfunduar.

 

Me mbylljen e fazës së parë të vetingut, vetëm 8 kandidatë nga radhët e prokurorëve për KLP arritën që të konfirmoheshin në detyrë. Por mungesa e prokurorit nga radhët e Apelit, ka bërë që Prokuroria e Përgjithshme të shpallë garën për dy herë rresht për këtë pozicion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *