Pas rikonstruksionit, kopshtet publike te Tiranës arrijnë kulimin e ngarkesës. Mbi 40 ka shkuar numri i fëmijëve ne grupe duke e bere te vështirë qëndrimin, veçanërisht ne kopshtet me dreke. Prindër dhe gjyshër tregojnë se per shkak mungese te shtretërve, fëmijët vendosen dy për krevat ose prindërit detyrohen te gjejnë zgjidhje te tjera.
Drejtoresha e Arsimit për Tiranën pranon rritjen e kërkesave per këto institucione, por mohon te jene shkelur standardet. Drejtues te arsimit deklarojnë se Tirana ka nevoje per ndërtimin e kopshteve te reja, per te ulur ngarkesën ne institucionet ekzistuese.
Rinovimi i 43 kopshteve nga bashkia dhe përmirësimi i dietës ushqimore, ka shtuar kërkesat per institucionet publike, por shpesh here kapaciteti i fëmijëve është mbi normën e lejuar. Aktualisht frekuentojnë kopshtet shtetërore rreth 9500 fëmijë.