Subscribe

Projektligji “Për shëndetin seksual dhe riprodhues”, i cili do të jetë në konsultim publik deri më datë 12 maj, është pasuar me debate dhe paqartësi sa i takon zbatimit të tij në shoqërinë tonë.

“Fëmijë në vendin tonë kanë një lumë problematikash me të cilat ne jemi të pafuqishëm që të angazhohemi si duhet, ndërsa ky draft i ve vulën padrejtësive. Si mund ti lësh një fëmijë 16 vjeç të marrë një vendim për abort pa ndërhyrjen e prindërve”, thotë Silvi Mihali, eksperte për zhvillimin e fëmijëve

“Është një draft që lejon vrasjen, kriminalitetin dhe dëmton në thelb familjen. Ne të gjithë duhet të reagojmë”, shprehet juristja Eljona Lybeshari.

Koalicioni Shqiptar Pro Familjes dhe komunitetet fetare kanë kërkuar pranë Ministrisë së Shëndetësisë, seanca dëgjimore për konsultim me ekspertë.

“Janë rreth 50 ekspertë të fushave të ndryshme që e shohin këtë draft kriminal dhe shkatërrues të kornizës familjare. Qeveria duhet të marrë parasysh qëndrimet kundër dhe të reflektojë sa është në kohë”, shprehet Lind PANO.

Parlamenti Evropian ka ratifikuar me shumicë votash qëndrimin e tij për surrogacinë, që tashmë zyrtarisht konsiderohet si shfrytëzim dhe pjesë e trafikimit të qenieve njerëzore. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *